Ballina Bota E Drejta e Abortit, 10 shtete votuan për Riprodhimin në Kushtetutë
BotaShëndetësi

E Drejta e Abortit, 10 shtete votuan për Riprodhimin në Kushtetutë

Shpërndaje
Shpërndaje

Më shumë se dy vjet pas vendimit të Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara për të rrëzuar çështjen Roe v. Wade dhe për t’i dhënë fund të drejtës federale kushtetuese për abort, votuesit në 10 shtete po vendosin nëse do ta përfshijnë të drejtën e riprodhimit në kushtetutat e shteteve të tyre, raporton KlanKosova.

Në shtetet Arizona, Florida, Missouri, Nebraska dhe Dakota e Jugut, votuesit që mbështesin të drejtat riprodhuese mund të hedhin votën për të shfuqizuar ndalimet ose politikat kufizuese aktuale për abortin në shtetet e tyre.

Derisa në Nebraska, votuesit po përballen edhe me një masë të kundërt, e cila synon të forcojë ndalimin e tanishëm të abortit në kushtetutën e shtetit.

Sipas CNN, avokatët për shëndetin riprodhues janë të bindur se kanë mbështetjen e votuesve.

Në shtatë shtete ku është mbajtur votim popullor për të drejtat e abortit që nga rrëzimi i çështjes Roe në vitin 2022, të gjitha masat që synonin mbrojtjen e aksesit kanë kaluar, ndërsa ato që synonin kufizimin janë refuzuar.

Shpërndaje

Komento

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Artikuj të ngjashëm

Komuna e Tetovës mbyll vitin 2025 pa paga për të punësuarit me kontrata

Komuna e Tetovës po e mbyll vitin 2025 pa i ekzekutuar pagat...

Mosfunksionimi i sistemit të KSHZ-së tregon bllokim institucional në Maqedoninë e Veriut

Kanë kaluar më shumë se dy orë nga mbyllja e votimeve për...

Shqiptarët të ndarë për pushtetin që e posedojnë pakica

Në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët përbëjnë një faktor të...