Ballina Lajme Një shtetas i Maqedonisë në Gjermani ka vrarë me thikë ish-partneren e tij në sy të tre fëmijëve të saj të mitur
Lajme

Një shtetas i Maqedonisë në Gjermani ka vrarë me thikë ish-partneren e tij në sy të tre fëmijëve të saj të mitur

Shpërndaje
Shpërndaje

Në Dortmund të Gjermanisë një 30-vjeçare është vrarë nga ish-partneri i saj me shtetësi të Maqedonisë së Veriut. Ai e kishte sulmuar me një thikë kasapi në prani të tre fëmijëve të saj, raportojnë mediat gjermane.

Pas sulmit, autori është larguar duke e lënë gruan të plagosur rëndë në korridor. Fëmijët e moshës 3, 4 dhe 6 vjeç kanë kërkuar ndihmë nga fqinjët, të cilët kanë lajmëruar policinë.

Viktima së fundmi u zhvendos me fëmijët e saj në një shtëpi të re në Dortmund për t’u mbrojtur nga partneri i saj.

Policia e ka arrestuar të dyshuarin në autostradën e Vyrzburgut teksa po ikte për në Maqedoninë e Veriut dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.

Për fëmijët u kujdesën shërbimet sociale dhe morën ndihmë mjekësore në një klinikë për fëmijë.

Shpërndaje

Komento

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Artikuj të ngjashëm

Komuna e Tetovës mbyll vitin 2025 pa paga për të punësuarit me kontrata

Komuna e Tetovës po e mbyll vitin 2025 pa i ekzekutuar pagat...

Mosfunksionimi i sistemit të KSHZ-së tregon bllokim institucional në Maqedoninë e Veriut

Kanë kaluar më shumë se dy orë nga mbyllja e votimeve për...

Shqiptarët të ndarë për pushtetin që e posedojnë pakica

Në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët përbëjnë një faktor të...