Ballina Shpallje Publike Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) ka të hapur mundësinë për financimin e projekteve nga fusha e kulturës deri në fund të këtij muaji
PublikeShpallje

Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) ka të hapur mundësinë për financimin e projekteve nga fusha e kulturës deri në fund të këtij muaji

Shpërndaje
Shpërndaje

Artistët dhe krijuesit në Maqedoninë e Veriut kanë mundësinë të aplikojnë deri më 31 tetor në ora 15:30 për financimin e projekteve kulturore për vitin 2025.

Ministria e Kulturës dhe e Turizmit do të mbështesë projekte që promovojnë dhe afirmojnë kulturën e vendit në fusha të ndryshme, përfshirë artet vizuale, arkitekturën, veprimtarinë dramatike, muzeore, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, aktivitete bibliotekare, letrare dhe muzikore, si dhe manifestime kulturore dhe festivale.

Të drejtë aplikimi kanë personat juridikë dhe fizikë që janë shtetas të RMV, përveç institucioneve nacionale nga fusha e kulturës. Në letërsi dhe botime, personat juridikë mund të paraqesin deri në 10 projekte, ndërsa personat fizikë një projekt.

Aplikacionet mund të dorëzohen përmes platformës uslugi.gov.mk, dhe udhëzimet për aplikim janë të disponueshme në këtë adresë. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar projekte që kontribuojnë në pasurimin e kulturës në vend!

Shpërndaje

Komento

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Artikuj të ngjashëm

Komuna e Tetovës mbyll vitin 2025 pa paga për të punësuarit me kontrata

Komuna e Tetovës po e mbyll vitin 2025 pa i ekzekutuar pagat...

Mosfunksionimi i sistemit të KSHZ-së tregon bllokim institucional në Maqedoninë e Veriut

Kanë kaluar më shumë se dy orë nga mbyllja e votimeve për...

Shqiptarët të ndarë për pushtetin që e posedojnë pakica

Në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët përbëjnë një faktor të...